Përgjatë vitit 2021 u dëshmua edhe një herë se ndryshimet klimaterike ndikojnë në jetesën e qytetarëve. Në të gjithë globin janë parë një sërë ngjarjesh për shkak të kushteve ekstreme të motit. Pati zjarre, tajfune dhe super stuhi që treguan se premtimet për mbrojtjen e mjedisit tani ka ardhur koha që të mbahen. /Reuters/

Zjarri në Taylorsville, Kaliforni, 27 korrik. 
Theophilus Charles, 70 vjeç, i ulur brenda shtëpisë së tij e cila u dëmtua rëndë nga uragani Ida në Houma, Luiziana, 30 gusht. 
Banesa dhe mjete të shkatërruara në një zonë të prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në Kreuzberg, Gjermani, 19 korrik. 
Njerëzit hipin në një traget për evakuim pas rënies së zjarrit në fshatin Limni, në ishullin Evia, Greqi, 6 gusht. 
Përmbytjet që vijnë nga moti me shira të zgjatura në lumin Hawkesbury në veriperëndim të Sidneit Australi, 25 mars. 
Vullkani më aktiv në Evropë në malin Etna vazhdon të shpërthejë, Itali, 23 shkurt. 
Kathy Poss shpëton sende nga Kisha Ragan Chapel një ditë pasi një varg tornadosh shkaktuan disa viktima në Ohatchee, Alabama, 26 mars. 
Lava rrjedh nga një çarje e re e vullkanit pranë Fagradalsfjall, Gadishulli Reykjanes, Islandë, 9 prill. 
Njerëzit evakuan kafshët e tyre ndërsa shpërtheu zjarri në periferi të Thrakomakedones, në veri të Athinës, Greqi, 7 gusht. 
Njerëzit shpëtojnë sendet e tyre nga një shtëpi e dëmtuar pas një tërmeti në Lumajang, Indonezi, 11 prill. 
Helikopterët e zjarrfikësve mbushen me ujë në plazhin e fshatit Pefki, në ishullin Evia, Greqi, 10 gusht. 
Një zjarrfikës duke sfiduar flakët në Grizzly Flats, Kaliforni,22 gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)















