Kampioni i botës në Formula 2021 ka qenë shumë afër skuderisë nga Shtutgarti në të kalurën. Zbulimin e ka bërë babai i tij, Jos, gjatë dokumentarit ‘Maximum’, që do të shaqet në një televizion holandez.
Maks Vershtapen në Abu Dhabi shkruajti vërtet historinë e F.1. Talenti i datëlindjes 1997 çoi për herë të parë në majë të botës së motorçiklizmit Holandën. Piloti i Red Bull-it i dha fund hegjemonisë së Mercedesit, që zgjaste prej 2014-ës. Dhe të mendosh që Vershtapen mund të kishte dalë kampion si pjesë e skuderisë gjermane, nëse do ishin mbyllur me sukses tratativat kur ai garonte akoma në F.3.

Pikërisht kur Ljuis Hemilton hapte ciklin fitues te Mercedesi, drejtuesit e kësaj skuderie ia kishin vënë syrin pilotit holandez për ta afruar në fidanishetn e tyre. Të njëjtin synim kishte edhe Red Bull-i. Jos Vershtapen, babai i Maksit, tregon në një dokumentar se çfarë ndodhi atëherë me drejtuesit e Mercedesit: “Niki Lauda e donte Maksin te Mercedesi. Kujtoj që njëherë, sapo lamë selinë e Red Bull-it pas një takimi, e gjetëm përballë”.
Duke parë konkurrencën e fortë me Mercedesin, skuderia autstriake u detyrua të luante “kartat” e saj shtesë. Lëvizja e duhur për të mbyllur marrëveshjen ishte ajo e së ardhmes së Maksit. Kristian Horner, drejtues i Red Bull-it, rrëfen: “Karta jonë fituese ishte se i premtuam Vershtapenit të hynte menjëherë në Formula 1”.
Dhe kështu, me një të ardhme direkt në top klas, duke kapërcyer F.2, skuderia austriake e fitoi “ndeshjen” me atë gjermane. Në 2015-ën talenti holandez bëri debutimin e tij në nivelin më të lartë me Toro Roso-n. Pastaj një sezon më pas, duke nisur nga Çmimi i Madh i Katalonjës, kalimi te Red Bull-i dhe fillimi i një rrugëtimi të gjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




