Sociale

A do të shtrëngohen masat anti-Covid? Komiteti i Ekspertëve merr sot vendimin

Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 për vlerësimin e masave anti-Covid. Deri tani Shqipëria paraqitet në situatë të qëndrueshme si për rastet e reja me Covid, edhe për shtrimet në spital.

Autoritetet thonë se po ndjekin me shqetësimin variantin Omicron, që është evidentuar në disa shtete të Europës.

Në 2 dhjetor, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi masat si mbajtja e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura, si dhe ora policore nga 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Ndërsa duke filluar nga 4 janari, të gjithë punonjësit e administratën publike, qendra tregtare, supermarketeve dhe subjekteve tregtare duhet të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit ose testin e Covid çdo 5 ditë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha të hënën se gjatë festave të fundvitit rreziku për përhapjen e infeksionit është i lartë, ndaj edhe Komiteti Teknik i ekspertëve është duke vlerësuar situatën për të marrë masat e duhura.

Duke iu referuar studimeve britanike, vaksina anti-Covid, përball variantit "Omicron", e ul mbrojtjen me rreth 20% ndaj është e nevojshme edhe një dozë e tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë