Sociale

Dy humbje jete dhe 343 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç kanë ndrruar jetë nga Covid-19. Në të njëjtën kohë janë kryer 3,696 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 343 qytetarë, në këto bashki:
165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë,  5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë,  4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.
"Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar",thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,481
Fier                 588
Shkodër          359
Durrës             343
Gjirokastër     244
Elbasan           294
Berat               243
Vlorë                221
Lezhë               137
Korçë               127
Kukës               67
Dibër                69


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë