Në Francë, varianti ‘Omicron’, "do të bëhet përhapet edhe më shumë midis Krishtlindjeve dhe fundit të vitit". Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha këtë të martë në një intervistë për ‘BmfTv’, se mbi 100,000 infeksione mund të regjistrohen në ditë deri në fund të muajit.
Në Francë, një ditë më parë, janë regjistruar 73,000 raste të reja. Ndërkohë që sot hapet fushata e vaksinimit për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç pas dhënies ë dritës jeshile nga Komisioni i Vaksinimit.
Ndërsa për atë që ka të bëjë me adoleshentët për momentin, ministri Veran ka përjashtuar tërheqjen. Masat e vendosura në vend përfshijnë gjithashtu uljen e kohës për dozën përforcuese nga gjashtë, në katër muaj.
Ndërkohë,Izraeli është gati të fillojë shpërndarjen e dozës së katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët.
Qytetarët që kanë të drejtën e dozës përforcuese, mund ta marrin atë me kusht që të kenë kaluar të paktën katër muaj nga doza e tretë, thanë autoritetet hëndetësore dhe paneli i ekspertëve të shëndetësisë.
"Një stuhi e re po vjen" në Evropë me variantin ‘Omicron’ të Covid, i cili "brenda pak javësh do të dominojë më shumë vende në rajon, duke i shtyrë sistemet shëndetësore drejt në kolapsi”.
Kështu tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, duke i ftuar të gjithë të marrin dozën e tretë të vaksinës. “Përforcon, nxit, mbron”, ka kërkuar ai, duke nënvizuar se “përforcuesi është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”.
Ftesa ndryshon nga linja zyrtare e OBSH-së, drejtuesit e së cilës kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë, se doza e tretë e vaksinës është një luks dhe do të ishte më mirë që vaksinat shtesë të shiten në vendet në vështirësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.