Media Galeri

Të hash ushqime të shpejta ndërkohë që je në një biçikletë vrapi, ideja më e re e McDonald’s

Në TikTok ka një video të parë tani mbi 32 milionë herë, që tregon njerëz të cilët hanë McDonald’s ndërkohë që janë të ulur në një bicikletë vrapi.

Sipas mbishkrimit të videos, të përkthyer në anglisht, video duket se është nga një vend në Kinë.

“Kjo është njësoj si të përdorni telefonin tuaj gjatë karikimit”, komentoi një person në video. “McFitness”, tha një tjetër.

Një tjetër shkroi se të bësh aktivitet fizik gjatë ngrënies është “keq për sistemin e tretjes”.

Daniel Vigil, mjek ka thënë pasi ka parë videon se të ushtrosh me stomakun plot mund të shkaktojë të vjella, lemzë dhe lodhje.

“Nëse ngrënia e një vakti para stërvitjes është e nevojshme, është më mirë të prisni një ose dy orë që stomaku të zbrazet”, tha ai.

TikTok shpesh herë ka shfaqur video të cilat çdo njeri duhet ti shohë. Javën e kaluar, një video virale e postuar nga një punonjës i McDonald’s në Australi tregoi sasinë e kripës dhe vajit që mblidhet në një ditë të caktuar.

Gjithashtu dhe persona të tjerë kanë shpërndarë shpesh herë video që tregojnë se në McDonald’s përdoret djathë i skaduar apo dhe produkte të tjera të skaduara.

Në një postim muajin e kaluar, një person tregoi se në makineritë e pijeve të McDonald’s në Londër kishte krimba, gjë që e pohoi edhe një zëdhënës i kompanisë por duke thënë se është një rast i vetëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë