Sociale

COVID-19/ Tre humbje jete dhe 325 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga Covid-19, një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.
Gjithashtu, janë kryer 3109 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 325 qytetarë, në këto bashki:
130 në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.
"Janë 5333 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2478
Fier                 622
Gjirokastër     421
Shkodër          355
Durrës             324
Elbasan           287
Berat               252
Vlorë                220
Lezhë               129
Korçë               122
Kukës               65
Dibër                58


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë