Koreanëve të Veriut u është ndaluar të qeshin ose të pinë për 11 ditë për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së ish-liderit Kim Jong Il. Autoritetet qeveritare kanë urdhëruar publikun që të mos tregojë asnjë shenjë lumturie ndërkohë që Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij.
Kim Jong Il sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në 2011 dhe më pas u pasua nga djali i tij i tretë dhe më i vogël, udhëheqësi aktual Kim Jong Un.
Tani, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, koreano-veriorët po detyrohen të respektojnë periudhën 11-ditore të zisë gjatë së cilës nuk u lejohet të qeshin apo të pinë alkool.
“Gjatë periudhës së zisë, ne nuk duhet të pimë alkool, të qeshim apo të përfshihemi në aktivitete të kohës së lirë”, tha një koreano-verior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radio Free Asia (RFA).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








