Varianti Omicron i Covid-t po e vë në vështirësi të mëdha Anglinë dhe Premier Ligën. Pas shtyrjes së ndeshjes me Leiçesterit dhe Totenhemit, situata është shumë afër kolapsit dhe rastet e fundit te Çelsi e kanë rritur ndjeshëm shqetësimin.
Janë të shumtë trajnerët që kanë kërkuar nga “Football Association” të ndërhyjë me masa drastike, ndaj dhe rreziku për një ndërprerje të mundshme të kampionatit deri në mes të janarit është i madh.
Pritet që nga momenti në moment të ketë kominikim për ndeshje të tjera të shtyra, sepse situata me infektimet ka dalë jashtë kontrollit. Disa skuadra janë bërë vatra infeksioni, me në krye Totenhemin dhe Mançesteri Junajtid. Edhe te Çelsi, pas rastit të Mateo Kovaçiç, i izoluar menjëherë, kanë dalë pozitivë edhe tre lojtarë të tjerë.
Edhe te Brentfordi situata nuk është më e mirë. Sfida ndaj Mançester Junajid e së martës u shty, ashtu si dhe sfida mes Bërnlit dhe Uatfordit. Trajneri i Brentfordit, Tomas Frenk, dhe ai i Leiçesterit, Brendan Roxhers, i kanë kërkuar publikisht “Football Association” të shtyjë gjithë kampionatin dhe çerekfinalet e Carabao Cup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.