Gjithçka ishte gati për darkën e Krishtlindjes në Kështjellën Windsor. Pavarësisht rritjes së rasteve me Covid në Britaninë e Madhe, Mbretëresha Elizabeth nuk donte të ishte vetëm gjatë pushimeve. Në një vit të veçantë, në të cilin humbi bashkëshortin e saj, Philip, ajo kishte vendosur të rrethohej nga familjarët.
Takimi ishte caktuar për më 21 dhjetor dhe në tavolinë pritej të uleshin rreth 50 anëtarë të familjes mbretërore. Por orët e fundit ka ardhur kthesa e vërtetë.
Sovrania, e frikësuar nga varianti ‘Omicron’ ka vendosur të anulojë takimin. “Është gjëja e duhur për të bërë,” do të rrëfehej ajo.
Zakonisht Mbretëresha takon fëmijët, nipërit dhe mbesat në Pallatin Buckingham, përpara se të shkojë në Norfolk për ditën e Krishtlindjes. Dhe një pjesë e mirë e familjes mbretërore ishte e ftuar, duke përfshirë kushërinjtë e Elizabeth, Gloucesters, Duka i Kentit, Michaels.
Pas drekës tradicionale familjare që do të mbahej në Windsor këtë vit, me praninë e Kate Middleton, Sophie of Ëessex dhe Camilla Parker Boëles, Mbretëresha Elizabeth ishte dashur të largohej nga kalaja për të kaluar pushimet në Pallatin Sandringham.
Marrëveshjet ishin gati dhe nipërit George, Charlotte dhe Louis mezi prisnin të shijonin dritat dhe dekorimet së bashku me të gjithë familjen mbretërore. Por situata pandemike e trembi sovranen që preferoi të anulonte ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









