Media Galeri

Kthen femrat në… lopë, kompania e qumështit kërkon falje publikisht

Marka më e madhe e qumështit në Korenë e Jugut është detyruar të kërkojë falje për një reklamë që përshkruan femrat si lopë.

Videoja e Seoul Milk tregon një burrë duke filmuar fshehurazi një grup femrash në një fushë, të cilat më vonë kthehen në lopë.

Pasi u përball me një reagim publik, kompania hoqi videon nga YouTube, por që atëherë ajo është bërë virale pasi është ri-ngarkuar nga përdoruesit e internetit.

Disa e krahasuan sjelljen e burrit edhe me “molka”, praktikë e paligjshme e filmimit fshehurazi të njerëzve.

“Ne kërkojmë falje sinqerisht për të gjithë ata që nuk ndiheshin rehat me reklamën e qumështit të lëshuar më 29 muajin e kaluar”, tha kompania e Seoul Milk.

Klipi fillon me një burrë me një aparat fotografik që endet nëpër fshat. Kur ai shkel aksidentalisht një degëz, ajo i tremb femrat që ndodheshin në një lëndinë që befas shndërrohen në lopë.

Reklama përfundon me fjalët “Ujë i pastër, ushqim organik, qumësht Seuli 100% i pastër. Qumësht organik nga një fermë organike në natyrën e këndshme të Cheongyang”.

Kompania ka deklaruar se do të zhdukë çdo gjurmë të kësaj reklame dhe do të jetë shumë e kujdesshme në vijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë