Media Galeri

Elseid Hysaj ndryshon stil, me kostum në festën e Krishtlindjeve te Lacio

Për sa kohë ka qenë pjesë e Napolit, Elseid Hysajn jemi mësuar ta shohim me veshje sportive në festën e Krishtlindjeve, që organizohet çdo fundviti. Me xhinse të grisura, apo me golf të kuq, siç ka ndodhur herën e fundit te Napoli.

Hysaj ne nje feste te Napolit. Gazeta Si, 15 dhjetor 2021

Te Lacio mbrojtësi i Kombëtares ka ndryshuar krejtësisht stil. Në festën e Krishtlindjeve të klubit roman Hysaj është veshur me kostum, siç e tregojnë këto foto, ku ai pozon bashkë me bashkëshorten e tij.

Me kostum edhe drejtori sportiv i Lacios, ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare, por kjo është e zakonshme për të në fakt. Tare, edhe ai i shoqëruar nga bashkëshortja në festë, nuk devijon kurrë nga veshja e një zyrtari.

Tare me bashkeshorten dhe presidentin Lotito ne feste. Gazeta Si, 15 dhjetor 2021

Asnjë foto te kjo festë për portierin Tomas Strakosha, i cili ose ka munguar, ose është shumë i turpshëm për të bërë foto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë