Piloti i garave Lewis Hamilton mori sot titullin e kalorësisë nga Princi Charles i Anglisë, vetëm pak ditë pas dëshpërimit që pësoi në kampionatin F1. Kampionit 36-vjeçar të Formula 1, iu dha ky nderim i lartë gjatë një ceremonie zyrtare në Kështjellën Windsor. Ai shoqërohej në ceremoni nga nëna e tij Carmen Larbalestier, e cila sëbashku me babain e tij, Anthony, kanë qenë një mbështetëse e madhe e karrierës së tij në gara. Hamilton, shtatë herë kampion bote në F1, mori titullin kalorës për shërbimet e tij në motorsport. Ai u bashkohet kështu pilotëve të tjerë britanikë tashmë të nderuar si me Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Brabham. Titulli i lartë vjen vetëm disa ditë pasi Hamilton u mposht nga piloti holandez Max Verstappen gjatë garës në Abu Dhabi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








