Sociale

COVID-19/ Dy humbje jete dhe 263 qytetarë të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jeten 2 pacientë të prekur nga Covid-19,një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç. Gjithashtu janë kryer 1,752 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:
111 në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë, Tepelenë, 2 në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Patos, Lushnje, Himarë, Dimal, Skrapar, Cërrik, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Këlcyrë, Memaliaj, Kuçovë, Gramsh.
"Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,247 që nga fillimi i epidemisë",thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,526
Fier                 653
Gjirokastër     553
Shkodër          372
Durrës             306
Elbasan           296
Berat               218
Lezhë               129
Vlorë                201
Korçë               99
Dibër                58
Kukës               36


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë