Një “pole position” që peshon shumë dhe që vlen një copë titulli. Maks Vershtapen do të niset i pari në garën finale të Abu Dhabit, ku nesër do të kurorëzohet edhe kampioni i Formula 1.
Holandezi i Red Bull-it, me kohën 1.22.109, ka dalë para Ljuis Hemiltonit, rivalit për titull, pas një xhiroje magjike dhe një strategjie skuadre të jastëzakonshme. Kjo paraqitje mjaft e mirë shton shanset e Vershtapenit për titullin, sepse gjatë 7 viteve të fundit, kush ka fituar “pole position” në Yas Marina, ka fituar edhe garën.
On pole for the final race of an incredible season 🚀
— Formula 1 (@F1) December 11, 2021
What a lap from @Max33Verstappen!#AbuDhabiGP 🇦🇪 #F1 pic.twitter.com/H9XQdyXBGq
Pas Vershtapen dhe Hemilton, në rreshtin e dytë do të nisen Lando Norris dhe Serxhio Perez. Valteri Botas ka zënë vendin e 6-të, midis dy makinave Ferrari të Karlos Sainz dhe Sharl Leklerk.
Maks Vershtapen bëri një xhiro fenomenale dhe fitoi vendin e parë në nisje edhe falë ndihmës së shokut të skuadrës, Serxhio Perez. Ishte thelbësore loja e skuadrës te Red Bull-i, me meksikanin që qëndroi pas Vershtapenit, duke i mundësuar atij që të bënte më të mirën. “Ishte gjithçka perfekte”, – tha holandezi pas “Pole position”-it, kurse Hemilton u shpreh se rivali i tij e meritoi plotësisht.
Rreshtimi i makinave para garës së Abu Dhabit
Rreshti i parë: Vershtapen-Hemilton
Rreshti i dytë: Norris-Perez
Rreshti i tretë: Sainz-Botas
Rreshti i katërt: Leklerk-Tsunoda
Rreshti i pestë: Okon-Riçardo
Rreshti i gjashtë: Alonso-Gasli
Rreshti i shtatë: Stroll-Xhovinaci
Rreshti i tetë: Fetel-Latifi
Rreshti i nëntë: Rasëll-Raikonen
Rreshti i dhjetë: Shumaker-Mazepin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




