Media Galeri

Të fluturosh pa krahë: Trenat më të shpejtë në botë

Ndërsa bota përballet me ndryshimet klimatike, fluturimet me distanca të shkurtra duken gjithnjë e më jotërheqëse për shumë udhëtarë. Fenomeni flygskam (turpi i fluturimit) që filloi në Skandinavi tashmë po frymëzon shumë udhëtarë që të reduktojnë varësinë e tyre nga linjat ajrore.

Derisa dikush të provojë të kundërtën, hekurudhat me shpejtësi të lartë janë alternativa më efektive për udhëtimet deri në 1100 kilometra. Transferimi i pasagjerëve ndërmjet qendrave të qytetit me shpejtësi 290 km/h ose më shumë, ofron një kombinim të shpejtësisë dhe komoditetit.

Që nga vitet 1980, qindra miliarda dollarë janë investuar në hekurudhat e reja me shpejtësi të lartë dhe me kapacitet të lartë në të gjithë Europën dhe Azinë, të nisura nga Shinkansen e Japonisë dhe Train a Grand Vitesse (TGV) në Francë.

Në dekadën e fundit, Kina është bërë lideri i padiskutueshëm botëror, duke ndërtuar një rrjet hekurudhor prej 38,000 kilometrash që arrin pothuajse në çdo cep të vendit.

Spanja, Gjermania, Italia, Belgjika dhe Anglia po zgjerojnë rrjetin europian me vende të tjera që pritet të pasojnë deri në vitet 2030.

Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Tajvani kanë krijuar rrugë me shpejtësi të lartë dhe India, Tajlanda, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër kombet të angazhuara për ndërtimin e hekurudhave të reja ku trenat do të lëvizin midis qyteteve të mëdha me shpejtësi prej më shumë se 250 km/h.

Por cilat janë trenat më të shpejtë në botë?

Shanghai Maglev – 460 km/h (Kinë)

Treni publik më i shpejtë në botë është gjithashtu unik pasi është e vetmja lidhje në botë që aktualisht transporton pasagjerë duke përdorur levitacion magnetik (Maglev) në vend të rrotave konvencionale të çelikut në shina çeliku.

Duke lidhur aeroportin Pudong të Shangait me stacionin e rrugës Longyang në qendër të qytetit, ai ka një shpejtësi maksimale komerciale prej 460 km/orë, duke përfunduar udhëtimin 30 kilometra në vetëm shtatë minuta e gjysmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë