Media Galeri

Në Tajlandë shiten pica me gjethe kanabisi

Një nga zinxhirët kryesorë të ushqimit të shpejtë në Tajlandë ka promovuar një ‘Crazy Happy Pizza’, picë me një gjethe kanabisi që është plotësisht e ligjshme.

Panusak Suensatboon, menaxher i përgjithshëm i The Pizza Company, zinxhiri që prodhon picat me kanabis, tha se është thjesht një fushatë marketingu dhe pse ndoshta në të ardhmen mund të jetë pjesë e menusë si çdo picë tjetër.

Prej vitesh, bima e kanabisit është përdorur për dy qëllime kryesore: për prodhimin e veshjeve dhe si drogë.

Vitet e fundit, megjithatë, është shfaqur një lloj produkti i nivelit të mesëm: kanabidioli, ose CBD, një kimikat i gjetur në kanabis që mund të përpunohet në atë që konsiderohet si një ilaç kurë.

Tajlanda në shkurt të këtij viti lejoi përdorimin e ekstrateve të kanabisit në ushqime dhe pije.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë