Moti

Temperaturat rriten, por nisin rreshjet

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme ku priten rreshje shiu intesive në vendin tonë.

E Enjte, 09 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore pasdite. Në zonat malore priten reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .  

Temperaturat:

Zona malore       4/12°C
Zona e ulët          8/18°C
Zona bregdetare  10/18°C

Kosova, e Enjte, dt 09 Dhjetor 2021

Moti do të jetë vranësira me reshje shiu dhe bore. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 7°C .

E Premte, 10 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare , reshje shiu stuhi në zonën perëndimore. Në zonat malore në lartësi 500 metra do të ketë reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       0/5°C
Zona e ulët          5/14°C
Zona bregdetare  8/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë