Ka ndodhur

Vonesa me lëvizjen e trageteve në portin e Durrësit. Në Vlorë pezullohet lundrimi

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike të motit, i shoqëruar me erë të fortë dhe shi, ka pasur vonesa të lëvizjes së trageteve në vend.

Në portin e Durrësit, trageti “Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje (9 dhjetor).

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare. Ndërkaq, në portin e Durrësit nuk është ankoruar ende asnjë traget që vjen nga Bari.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës.

Edhe Kapiteneria e Vlorës nën varsi të kushteve meterologjike njofton sërish pezullimin e lundrimit detar për mjetet e vogla lundruese si dhe mjetet e peshkimit.

Është  ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë  jashtë  Gjirit të  Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin  e  tyre.

Për shkak te kushteve hidrometeorologjike te përkeqësuara, trageti i linjës Vlorë-Brindizi-Vlorë, ka mbërritur në portin e Vlorës, por nuk është ankoruar dhe po qëndron në radë. Me përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike, pritet ankorimi i tij dhe zbritja e pasagjerëve dhe automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë