Sociale

4 humbje jete dhe 346 raste të reja me COVID19, Tirana në numër të lartë infektimesh brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 2,317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, ku numrin më të lartë të infektimeve vijon ta mbajë Tirana me 146 raste brënda 24 vorëve.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë