Lojëra me Dore

Danil Medvedev nuk fal, mposht Çiliç dhe i dhuron Rusisë Kupën Devis

Kishte kundër gjithë publikun në Madrid, por si gjithmonë, është karikuar për ta çuar në fund misionin e tij. Danil Medvedev mundi Marin Çiliç dhe i dhuroi Rusisë Kupën Devis, e treta në historinë e saj, pas 2002-shit dhe 2006-ës, gjithmonë me Shamil Tarpishev në stol.

Në ndeshjen e parë teke, Andrej Rublev ndali surprizën e turneut, Borna Mojo. Në ndeshjen e dytë, kur gjithçka dukej e lehtë, Medvedev hasi vështirësi kundër Marin Çiliç, tashmë numri 30 në botë dhe kampion i “Us Open”, që ia doli ta çonte setin e parë në “tie break”.

Një mundje dore, që mbyll në “set point”-in e tretë. Më pas kroati ra disi dhe rusi përfitoi për të shkuar në 3-1 dhe pas avantazhit 4-1 për Medvedev nuk kishte më rrezik. Numri 2 në botë e mbylli setin 6-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë