Një fund më spektakolar se ky i Botërorit 2021 të Formulës 1 nuk mund të ishte imagjinuar. Maks Vershtapen dhe Ljuis Hemilton do të shkojnë në garën e fundit të kampionatit, që zhvillohet në Abu Dhabi, me pikë të barabarta, 369.5 pikë secili.
Kampioni në fuqi, Ljuis Hemilton, ka fituar garën e sotme në Arabinë Saudite dhe ka rikuperuar diferencën prej 8 pikësh ndaj rivalit të tij, falë edhe xhiros më të shpejtë. Ishte një duel shumë i fortë mes dy pilotëve pretendentë.
🏁 TOP TEN (LAP 50/50) 🏁
— Formula 1 (@F1) December 5, 2021
Hamilton
Verstappen
Bottas
Ocon
Ricciardo
Gasly
Leclerc
Sainz
Giovinazzi
Norris#SaudiArabianGP 🇸🇦 #F1 pic.twitter.com/6wXq0nRZWY
Maks Vershtapen është penalizuar me 5 sekonda nga drejtuesit e garës, pasi në një moment preu rrugën, teksa ishte në luftë për kreun me Hemiltonin. Holandezi e mbylli garën në vend të dytë, ndërsa podin e plotëson Valteri Botas, i cili “dogji” Esteban Okon në fundin e garës.
Ishte një garë e mbushur me tension, me tri nisje dhe shumë incidente në pistë, por mbi të gjitha e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga një luftë e fortë mes dy rivalëve, të cilët tashmë do t’i mbyllin llogaritë në garën e fundit të Botërorit në Abu Dhabi.
ONE RACE TO GO. ZERO POINTS IN IT.
— Formula 1 (@F1) December 5, 2021
Who wins?!#SaudiArabianGP 🇸🇦 #F1 pic.twitter.com/6RfnXMutH7
Para nisjes së garës është bërë një homazh për Sër Frenki Uillims, themeluesin e skuderisë së famshme angleze, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




