Vetëm një person u raportua se ka humbur jetën si pasojë e Covid në 24 orët e fundit, por numri i të shtruarve në spital është rritur fort në dy ditët e fundit, ndërsa përqindja e pozitivitetit vijon të mbetet e lartë.
Viktima është një 55-vjeçare nga rrehti i Fierit, ndërsa sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në spital janë të shtruar 152 persona, nga 132 që u raportuan ditën e premte.
Numri i personave në gjendje më të rënduar shëndetësore është 13-të, ndërsa rastet aktive në total janë 6382.
Në 24 orët e fundit, MSh njofton se ka kryer 1796 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 328 qytetarë, ose rreth 18 për qind e numrit total të të testuarve.
Ndërkohë, me vendimin e marrë në javën që lamë pas, të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës nëse kanë mbushur gjashtë muaj nga momenti që kanë marrë dozën e dytë të saj.
Statistika (5 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 328
Të shëruar në 24 orë 383
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1796
Testime totale 1,405,077
Raste pozitive 201,730
Raste të shëruara 192,238
Raste Aktive 6,382
Humbje jete 3,110
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3122
Fier 692
Gjirokastër 541
Shkodër 444
Durrës 372
Berat 334
Elbasan 275
Vlorë 202
Lezhë 162
Korçë 124
Dibër 67
Kukës 47
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.