Drejtësia

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së, grupi i Emiljano Shullazit dënohet me 55 vite burg në total

Pas më shumë se 5 vitesh procese gjyqësore, Emiljano Shullazi dhe grupi i tij janë dënuar me 55 vjet burg në total me akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe gjobëvënie.

Në fakt, Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lnë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykta e Shkallës së parë.

Konkretisht, Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, Gilmando Dani me 12 vite, Endrit Qyqja me 10 vite burg, Endrit Zela me 10 vite burg dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Vetë Shullazi ka qenë i pranishëm në seancë së bashku me Gilmando Danin, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën. Ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte në seancë dhe kishte kërkuar shtyrjen me pretendimin se është i sëmurë.

Por trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën e tij për shtyrje të seancës pasi nuk është vizituar te mjeku i burgut. Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese.

Në seancën e shkuar trupi gjykues mori vendim ta zhvillojë seancën edhe pa praninë e avokatëve, mungesa e të cilëve kishte penguar disa herë procesin.

Apeli, prej të paktën dy vitesh, nuk ka pasur mundësi të niste gjykimin ndaj 5 të pandehurve të dënuarve për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtor nga gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.

Kjo vepër penale, sipas gjykatës është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nga hetimi i prokurorisë, ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. Beqja ka kontaktuar me Shullazin me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës” në Durrës.

Prokuroria i akuzoi të pandehurit, se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollgës” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Nga ana tjetër, Shullazi është shpallur i pafajshëm nga gjykata për kërcënimin e bërë ndaj dekanit Mynyr Koni dhe rektorit Dhori Kule.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë