Shendet

OBSH: Vendet duhet të marrin masa menjëherë për frenimin e transmetueshmërisë

Shkencëtari kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan deklaroi të premten se ndërsa varianti i ri i koronavirusit Omicron dukej se ishte shumë i transmetueshëm, përgjigja e duhur ishte që vendet të përgatiteshin për të qenë më të kujdesshëm por të mos përhapnin panik.


OBSH u ka kërkuar vendeve të rrisin kapacitetin e kujdesit shëndetësor dhe të vaksinojnë njerëzit për të luftuar një rritje të rasteve të COVID-19 të nxitura nga varianti Omicron, duke thënë se kufizimet e udhëtimit mund të frenojnë transmetimin por nuk është një zgjidhje.
Ndërsa shfaqja e variantit të ri ishte e padëshiruar, ajo tha se bota ishte shumë më e përgatitur duke pasur parasysh zhvillimin e vaksinave që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
"Ne duhet të presim dhe le të shpresojmë të jetë një variant më i butë, por është shumë herët për ta përcaktuar këtë gjë," tha Swaminathan.


Shkencëtarja tha se varianti Omicron dukej se po shkaktonte tre herë më shumë infeksione sesa kishte përjetuar më parë Afrika e Jugut, duke shpjeguar se imuniteti natyral nuk funksionon.
"Fakti që të vaksinuarit nuk po sëmuren rëndë kjo do të thotë se vaksinat ende po ofrojnë mbrojtje dhe ne do të shpresojmë që të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje,” Swaminathan.


E pyetur nëse do të duhet të marrim çdo vit vaksina për Covid-19, ekspertja tha se OBSH po përgatitet për të gjithë skenarët, ku përfshihet edhe vaksinimi çdo vit nga Covid-19.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë