Sociale

Covid/ 228 raste të reja dhe 5 të vdekur, mes tyre dhe një 38-vjeçar nga Fieri

Pesë viktima dhe 228 raste të reja me Covid 19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Viktimat janë një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 90 vjeç.

Janë 6694 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 110 raste të reja, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.

Statistika (1 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 228

Të shëruar në 24 orë 594

Të shtruar në spitale 148

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1513

Testime totale 1,395,649

Raste pozitive 200,173

Raste të shëruara 190,378

Raste Aktive 6,694

Humbje jete 3,101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3373

Fier 679

Gjirokastër 531

Shkodër 462

Berat 393

Durrës 349

Elbasan 292

Vlorë 210

Korçë 156

Lezhë 136

Dibër 65

Kukës 48


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë