Shkencëtarët kanë frikë se varianti Omicron do të zvogëlojë efektivitetin e barnave kryesore që përdoren për të trajtuar Covid-19. Ashtu si me vaksinat, mbetet e paqartë se deri në çfarë mase varianti i ri do të zvogëlojë nivelet mbrojtëse të ofruara nga antitrupat e prodhuar në laborator.
Për shkak të numrit të lartë të mutacioneve në proteinën “thumb” të variantit, e cila synohet nga antitrupat, pritet që ky lloj trajtimi mund të ketë nevojë të modifikohet nga prodhuesit e barnave për të identifikuar dhe neutralizuar më mirë variantin. Ilaçi, i prodhuar nga kompania “Regeneron” dhe i administruar me injeksion, u ofrohet pacientëve të shtruar në spital pa antitrupa të Covid-19 të cilët janë mbi 12 vjeç kanë probleme imunitare.
"Antitrupat të krijuara në laborator kanë më pak gjasa të jenë efektivë”, tha Lawrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick.
Në të njëjtin mendim është është edhe virologja Wendy Barclay, një virologe në Kolegjin Imperial në Londër.
“Kjo është me të vërtet shqetësuese sepse këto antitrupa konsiderohen shumë të rëndësishëm tani për pacientët me Covid-19”, shtoi ekspertja.
Ekspertët shpjegojnë se provat e deri tanishme tregojnë që omicron nuk ka fituar ndonjë mutacion që "do të sinjalizonte rezistencë ose ndryshim në ndjeshmërinë e virusit" për të cilat funksionojnë ilaçet nga Merck dhe Pfizer.
Ndërsa për sa i përket barnave para-ekzistuese që janë përdorur gjatë gjithë pandemisë për të trajtuar njerëzit e shtruar në spital me Covid-19, siç është deksametazon, ekspertët thanë se janë të bindur se do të vazhdojnë të jenë të dobishme.
Martin Landray, një profesor i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit, i cili ndihmoi në identifikimin e përfitimeve të deksametazonit nëpërmjet provës së Rimëkëmbjes në Mbretërinë e Bashkuar, tha se këto lloje trajtimesh “do të vazhdojnë të kenë efektet që kemi parë në të kaluarën”
Burimi:The Idependent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.