Në përvjetorin e pestë të vdekjes së revolucionarit kuban Fidel Kastro, është hapur një muze me sende që i përkisnin atij.
“Centro Fidel Castro”, është vendosur në një rezidencë në lagjen e pasur Vedado të Havanës dhe qeveria thotë se shpreson se Muzeu do të ndihmojë në përhapjen e mesazhit të Kastros tek vizitorët, vendas dhe të huaj.
“Nuk mund të tregohet historia e jetës së Fidel Kastros pa treguar historinë e revolucionit të Kubës. Janë të pandashëm”, tha historiania Sissi Abay Diaz nga Muzeu.
Castro, një ikonë e Luftës së Ftohtë që ndërtoi një shtet komunist në një ishull të Karaibeve në pragun e Shteteve të Bashkuara dhe për pesë dekada sfidoi përpjekjet e Amerikës për ta rrëzuar atë, vdiq në moshën 90-vjeçare në nëntor 2016.
Muzeu shfaq trashëgiminë dhe idetë e Kastros në disa dhoma ekspozimi, një amfiteatër, një librari, kopshte si dhe një bibliotekë të gjerë, duke përfshirë libra të shkruar nga Ernest Hemingway.
Ekspozitat përfshijnë foto të Fidel Kastros gjatë viteve, armët, çantën e shpinës dhe kapele ushtarake të Kastros që e shoqëruan atë nga malet Sierra Maestra në Kubën lindore në kryeqytetin Havana gjatë revolucionit të vitit 1959 që mundi diktatorin e mbështetur nga Amerika, Fulgencio Batista në 1959.
Vdekja e Kastros mbylli një kapitull të gjatë dhe të trazuar në historinë e Amerikës Latine. Udhëheqësi historik u admirua nga shumë njerëz në të gjithë botën, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Afrikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







