Kupa Devis ka hyrë tashmë në fazën vendimtare. Në Insbruk, me dyer të mbyllura, sepse Austria është në karantinë, Gjermania ka mundur befasisht Britaninë e Madhe.
Vendimtare loja e çiftit Kravietz-Puetz, që mposhti dyshen britanike të përbërë nga Salisburi dhe Skupski, që në “tie-break”-un e setit të dytë ishte përpara 5-0. Por kjo nuk mjaftoi dhe gjermanët kthehen në gjysmëfinale pas plot 14 vitesh, edhe pse këtë radhë nuk kanë numrin 1 të tyre, Sasha Zverev, kampion olimpik në Tokio dhe prej kohësh kundërshtar i formulës së re të kompeticionit.

Sot është radha e Serbisë së Novak Gjokoviç, që në Madrid do të ketë përballë Kazakistanin e Bublik dhe Kukushkin. Skuadra e numrit 1 në botë niset favorite, por kazakët nuk duhen nënvlerësuar aspak. Kush fiton, në gjysmëfinale gjen Kroacinë, që eliminoi Italinë me dyshen Mektiç-Paviç në formë të jashtëzakonshme.
Ëndrra e Noles është të çojë një trofe të rëndësishëm në vendin e tij, pas zhgënjimitn në Olimpiadën e Tokios, ku u ndal në gjysmëfinale nga Sasha Zverev. Çerekfinalja e fundit është ajo mes Rusisë favorite dhe Suedisë. Fituesi ndeshet në gjysmëfinale me Gjermaninë në Madrid, ku do të luhet edhe finalja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




