Politike

Dhurata Çupi: Qeveria të sqarojë, a do paguajnë shqiptarët 8 euro për të kaluar tek Rruga e Arbrit?

Deputetja e PD -së për qarkun Dibër, Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me ceremoninë e mbajtur të hënën për hapjen e Rrugës së Arbrit.  

“Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët.

Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.

E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.

Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!”, komentoi deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, duke shpërndarë edhe një foto nga Rruga e Arbrit  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë