Media Galeri

Atmosferë drithëruese në Napoli, zbulohet statuja e Diego Armando Maradonës

Në stadiumin që tashmë mban emrin e tij, të ndriçuar vetëm nga dritat e celularëve të tifozëve, është zbuluar vepra homazh për Diego Armando Maradonën.

Një atmosferë vërtet drithëruese është krijuar në stadium para ndeshjes mes Napolit dhe Lacios.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ish-pronari i Napolit, Korrado Ferlaino, presidenti aktual Aurelio De Laurentis, si dhe disa legjenda të qytetit, si Fabio Kanavaro dhe Salvatore Banji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë