Sociale

COVID-19/ 4 humbje jete, më i riu 49 vjeç dhe 418 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur nga kjo sëmundje, tre qytetarë nga Tirana 49- 85 vjeç, një qytetar nga Fieri 65 vjeç.

Gjithashtu janë kryer 2,834 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 418 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll,  1 në Pukë,  Vau i Dejës, Vorë,  Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.

"Janë 7,422 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,044 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,784
Fier                  718
Gjirokastër     536
Shkodër          481
Berat               427
Durrës             411
Elbasan           336
Vlorë                240
Korçë               217
Lezhë               158
Dibër                 65
Kukës               49


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë