Drejtuesit e Teutës kanë vendosur t’ia besojnë stolin ish-kapitenit Renato Arapi, edhe pse ai nuk ka asnjë experience të mëparshme si trajner. Pasi ngriti trofeun e kampionit sezonin që shkoi si kapiten i Teutës, Arapi u tërhoq nga futbolli i luajtur dhe mori detyrën e drejtorit teknik në klub. Tani ai nis një eventurë të re në stol, ku zëvendëson Edi Martinin, i cili dha dorëheqjen pas humbjes me Partizanin.
“Klubi i Futbollit Teuta emëron në krye të stoloit ish-kapitenin Renato Arapi. Ai ka shkruar një pjesë të historisë së bluve, së fundi ka mbajtur rolin e drejtorit teknik dhe gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonalë”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit durrsak.

Të hënën Arapi do të drejtojë seancën e parë stërvitore si trajner i Teutës. Si futbollist, Arapi është aktivizuar edhe me Dinamon, Besën, Shkumbinin, Skënderbeun dhe Partizanin, ndërkohë që ka pasur dy përvoja edhe jashtë vendit, në Danimarkë dhe në Turqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




