Sikur të kishin fituar titullin kampion. Festa e shkodranëve pas fitores 1-0 me Laçin ka qenë e jashtëzakonshme, në tapetin e blertë të “Loro Booriçit” dhe më pas në dhomat e zhveshjes. Ishte një fitore e rëndësishme realisht, e dyta radhazi për Vllazninë, por bëhet fjalë vetëm për vendin e tretë.
Kukësi është një pikë para pa luajtur ndeshjen e tij, kurse Tirana 5 pikë para (21 ndaj 16 të shkodranëve), megjithatë te Vllaznia kanë festuar si të çmendur.
Sapo përfundoi ndeshja që u vendos nga një gol i brazilianit Da Silva në fillim të pjesës së dytë, mbrojtësi Mevlan Adili ndezi festën në mes të rrethit të formuar nga futbollistët dhe pjesëtarët e stafit teknik. Më pas festa vazhdoi në dhomat e zhveshjes dhe me ekipin u bashkua edhe presidenti Alban Xhaferi.
Ndoshta pas kësaj fitoreje te Vllaznia ndihen më të çliruar. Trajneri Tomas Bërdariç e la të kuptohet një gjë të tillë me deklaratën pas ndeshjes, kur tha: “Asnjë nuk e di çfarë ndodh pas kuintave. Klubi duhet të përmirësohet”. Diçka nuk shkon në klubin shkodran. Nën zë flitet se ka probleme me pagat, por as trajneri Bërdariç dhe askush tjetër nuk e ka pranuar publikisht një gjë të tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




