Futboll

Video/ Broja titullar ndaj Liverpulit, Gjimshiti asist në fitoren ndaj Juventusit

Një e shtunë e bukur për një pjesë të mirë të futbollistëve të Kombëtares, edhe pse jo të gjithë kanë fituar me skuadrat e tyre në kampionatet elitare europiane.

Broja ndalet nga Alison. Gazeta Si, 27 nentor 2021

Armando Broja pati privilegjin të luante titullar ndaj Liverpulit në Premier Ligë, madje të luante një 90-minutësh të plotë ndaj gjigantëve anglezë. Southemptoni u mund thellë, 4-0, por gjithsesi ishte një përvojë e bukur për sulmuesin kuqezi, i cili iu afruar golit me një depërtim të shpejtë, ku u lirua nga mbrojtësit, por u ndal nga portieri Alison.

Emocione më të mëdha ka përjetuasr Berat Gjimshiti në Itali. Atalanta e tij fitoi 0-1 në fushën e Juventusit dhe mbrojtësi ynë dha pasimin e saktë për golin e Duvan Zapatës. Jo vetëm, kaq, por më pas Gjimshiti shmangu edhe një rast të pastër për golin e barazimit nga Juventusi. Ai ishte ndër më të mirët në fushë për Atalantën, që ka blinduar vendin e 4-t me 28 pikë.

Po në Serinë A, Nedim Bajrami u aktivizua nga stoli për Empolin në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës. Ishte një ndeshje dramatike për Empolin, që përmbysi gjithçka në fund dhe Bajrami dha ndihëmn e tij me një asist për golin e dytë në këtë fitore të rëndësishme. Ismajli nuk luajti asnjë minutë sot.

Në kampionatin austriak, Xhakomo Vrioni vazhdon të shijojë momentin e mirë që po kalon. Ai realizoi dy gola për Tirolin në fitoren 0-3 në fushën e Altahut. Të parin e shënoi me penallti, kurse golin tjetër pas një shkëputjeje të shpejtë, ku kaloi edhe portierin kundërshtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë