Sociale

Tetë të vdekur dhe 405 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, nga 2.567 testime të kryera, janë regjistruar 405 raste të reja me Covid-19, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën në vendin tonë.

Bëhet fjalë për dy qytetarë nga Fieri 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë që janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Të infektuarit janë në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.

Statistika (27 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 405

Të shëruar në 24 orë 548

Të shtruar në spitale 149

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2,657

Testime totale 1,388,238

Raste pozitive 199,137

Raste të shëruara 188,593

Raste Aktive 7,459

Humbje jete 3,085

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,880

Fier 703

Gjirokastër 539

Shkodër 489

Durrës 409

Berat 387

Elbasan 340

Vlorë 228

Korçë 213

Lezhë 159

Dibër 64

Kukës 48


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë