Stadiumi i Kukësit është thuajse gati. Në të është bërë një investim i madh, që e ka transformuar thuajse totalisht, duke e bërë të disponueshëm edhe për ndeshjet e kompeticioneve europiane. Vetëm se nuk do të quhet më “Zeqir Ymeri”, por “Kukës Arena”.
“Zeqir Ymeri” do të quhet një prej tribunave qëndrore, kurse tjetra do të marrë emrin "Gramoz Palushi". Ky vendim është marrë për nder të tifozit kuksian, i cili u vra në Greqi, teksa ishte duke festuar për fitoren 2-1 të Shqipërisë ndaj kampionëve të Europës më 4 shtator 2004.
Tribunat pas porte do të quhen "Neim Hoxha" dhe "Sadik Zeneli", kurse tribuna përballë do të marrë emrin "Shkëlzen Domi". Një version si ai i “Air Albanias”, ku tribunat kanë emra të ndryshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.