Vite më parë natyralizimi i lojtarëve nga vende të tjera ishte në modë tek Italia. I pari ishte Mauro Xherman Kamoranezi, pastaj “axurrët” ndoqën edhe të tjerë, si sulmuesit Amauri dhe Osvaldo.
Tani Roberto Mançini, trajneri i kombëtares italiane, po eksploron sërish botën dhe pasi tentoi Zhoao Pedron, ai po mendon edhe për Luiz Felipen. Për brazilianin me pasaportë të dyfishtë për shkak të origjinës së nënës, bëhet fjalë për rikthim në vëmendje, sepse mbrojtësi i Lacios është grumbulluar në mars të 2019-s nga Italia U-21 e Di Biaxhos.

Më pas nuk u bë gjë për tek Italia, sepse Luiz Felipe vendosi të tërhiqej, duke shpresuar ende për një ftesë nga Brazili. “Fakti që shpresoj ende për një shans me Brazilin nuk më lë të qetë. Kam vendosur të luaj ‘kartat’ e mia dhe synoj të jem pjesë e Seleçaos”, – tha mbrojtësi në të kohë.
Tani, pas dy vitesh, Luiz Felipe nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Brazili dhe Mançini po sheh mundësinë për ta bërë pjesë të Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




