Futboll

Çështja ‘Sextape’, sulmuesi Karim Benzema dënohet me një vit burg

Karim Benzema, sulmuesi i njohur i Real Madridit dhe Francës, është dënuar me një vit burg me kusht për çështjen “sextape”. Francezi është shpallur fajtor për përfshirjen në tentativën për të shantazhuar ish-shokun e skuadrës, Mathieu Valbuena, i cili u bë çështje për një video suksuale.

Sentenca është e Gjykatës së Versajës, që gjithashtu e ka dënuar futbollistin edhe me një gjobë prej 75 mijë eurosh. Benzema nuk ka marrë pjesë në procesin gjyqësor dhe nuk ishte i pranishëm kur është lexuar sentenca.

Benzema dhe Valbuena. Gazeta Si, 24 nentor 2021

Real Madrid sot është i impenjuar në Ligën e Kampionëve, ku luan me Sherif Tiraspolin. Për momentin nuk ka pasur asnjë reagim as nga sulmuesi francez dhe as nga avokati i tij. Çështja ”sextape” shpërtheu disa vite më parë, kur Valbuena e akuzoi Benzemanë për shantazh me anë të videos seksuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë