Futboll

Video/ Çelsi asfalton Juventusin, Ksavi debuton me barazim në Champions

Humbje e thellë për Juventusin në Londër, ku ka humbur njëkohësisht edhe kreun e Grupit H. Skuadra e Alegrit është mundur 4-0 nga Çelsi, edhe pse Tuhel në këtë ndeshje kishte vendosur të kursente disa nga titullarët e tij, si Lukaku, Azpilikueta, Maunt etj.

Çalobah në pjesën e parë dhe Xhejms, Hudson Odoi dhe Verner në të dytën realizuan golat për londinezët. Me këtë fitore, Çelsi dhe Juventusi janë barazuar me pikë, nga 12, por golaverazhi është shumë më i mirë për anglezët. Të dyja skuadrat janë të kualifikuara, ndërsa vendin e parë në grup duket se e meriton Çelsi.

Për Atalantën e Berat Gjimshitit ishte një ndeshje dramatike ajo në fushën e Jang Bojs, që përfundoi në barazim, 3-3. Edhe pse ishin dy herë në avantazh, bergamaskët nuk mundën ta ruanin rezultatin, madje rrezikuan edhe humbjen, por barazuan në minutat e fundit. Atalanta duhet të mundë tani me çdo kusht Vilarrealin në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar. Gjimshiti luajti 20 minutat e fundit në këtë ndeshje, kur rezultati ishte 1-2.

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Benfikës, që i ka shërbyer gjithsesi për të ruajtur vendin e dytë në grup. Trajneri Ksavi nuk mundi të debutante me fitore në Champions League.

Liga e Kampionëve, ndeshjet e 5-ta në grup
Sot
Dinamo K.-Bajern Munih 1-2
Vilarreal-Mançester J. 0-2
Barcelona-Benfika 0-0
Çelsi-Juventus 4-0
Lilë-Salcburg 1-0
Malmo-Zenit 1-1
Sevilja-Volfsburg 2-0
Jang Bojs-Atalanta 3-3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë