Lionel Mesi mes të shkuarës dhe të ardhmes. Sulmuesi argjentinas ka dhënë një intervistë të gjatë për spanjollen “Marca”, ku ka folur për PSG-në, Barcelonën dhe Kristiano Ronaldon:
“Ka kaluar shumë kohë që kur nuk luajmë më në të njëjtin kampionat, – ka thënë “pleshti”, duke iu referuar Ronaldos. – Kemi garuar shumë gjatë për të njëjtat objektiva, individuale dhe ekipore. Ishte një skenë shumë e bukur për ne dhe për tifozët, sepse janë argëtuar shumë. Është një kujtim i bukur, që do të mbetet në historinë e futbollit”.

Për ish-klubin e tij, Barcelonën, Mesi është shprehur: “E kam thënë gjithmonë se herët a vonë do të kthehem te Barcelona, sepse është shtëpia ime dhe do të jetoj aty. Natyrisht, nëse mund të kontribuoj për ta ndihmuar klubin, do të më pëlqente të kthehem”.
Me këto fjalë, argjentinasi nuk e përjashton rikthimin e bujshëm, për të cilin foli edhe presidenti Laporta ditën e prezantimit të Dani Alveshit. “Dua gjithmonë më të mirën për Barcelonën. Jam një tifoz, edhe pse tani nuk luaj më aty. Tani jam shumë mirë në Paris, jam ambientuar plotësisht unë dhe familja ime. Frëngjishtja është me lehtë nga sa e mendoja.
Serxhio Ramos? Në fillim më dukej e çuditshme të stërvitesha me të pas gjithë atyre viteve si rivalë, por e vërteta është se ta kesh shok skuadre është vërtet një skeptakël. Për të ardhmen e Mbape mund të them vetëm se është i përqendruar te PSAG-ja. Vetëm ai e di të ardhmen e tij”, – ka theksuar Mesi mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




