Zhvillohen sot ndeshjet e pesta dhe të parafundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Në fushë zbresin skuadrat e grupeve E, F, G dhe H, mes llogarish të hapura për vendin e parë dhe kualifikimin për në turin tjetër.
Në Grupin E, Bajerni ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë me 12 pikë në 4 ndeshje. Sot luan në transfertë me Dinamon e Kievit, ndërsa Barcelona pret Benfikën dhe ka mundësinë më të mirë të sigurojë vendin e dytë dhe të mbyllë kualifikimin.

Në Grupin F është gjithçka e hapur, me të këtarta skuadrat në lojë matematikisht për kualifikimin. Mançester Junajtid dhe Vilarreali, që udhëheqin grupin me nga 7 pikë, përplasen mes tyre në Spanjë. Atalanta e Berat Gjimshitit, me 5 pikë, mund të përfitojë, por më parë duhet të mundë zviceranët e Jang Bojs, që mbajnë vendin e fundit me 3 pikë.
Edhe në Grupin F çdo gjë është e hapur për të gjitha skuadrat, me Salcburgun të favorizuar, pasi kryeson me 7 pikë.

Kryesfida e mbrëmjes është ajo mes Çelsit dhe Juventusit, ku londinezët synojnë t’u rrëmbejnë italianëve vendin e parë. Skuadra e Alegrit udhëheq me pikë të plota, 12. Çelsi ka 9 pikë, pasi është mundur pikërisht nga Juventusi 1-0 në Torino dhe sot, në rast fitoreje, mund të shkëmbejë vendet me të. Kualifikimin e kanë siguruar të dyja skuadrat dhe sot bardhezinjtë mund të mjaftohen edhe me një barazim, por në lojë është edhe prestigji.
Liga e Kampionëve, ndeshjet e 5-ta në grup
Sot, ora 18:45
Dinamo K.-Bajern Munih
Vilarreal-Mançester J.
Ora 21:00
Barcelona-Benfika
Çelsi-Juventus
Lilë-Salcburg
Malmo-Zenit
Sevilja-Volfsburg
Jang Bojs-Atalanta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




