Futboll

Video/ Kukësi i shkakton humbjen e parë, Tirana bie në fund të fazës së parë

Tirana ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Në javën e fundit të fazës së parë, bardheblutë janë mundur 2-1 nga Kukësi në stadiumin “Loro Boriçi”, në një ndeshje me emocione dhe disa episode të vendosura nga VAR-i.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola. Kukësi kaloi në avantazh në pjesën e dytë me Milunoviç, me një gol të konfirmuar nga VAR-i, pas dyshimeve për pozicion jashtë loje. VAR-i ishte protagonist edhe te penalltia e fituar nga Tirana dhe e kthyer në gol nga Seferi. Vetëm 2 minuta para fundit Kukësi shënoi sërish, këtë herë me kroatin Basha. Një gol shumë i bukur i tij për nga mënyra e realizimit.

Tirana e mbyll kështu fazën e parë me 20 pikë, kurse Kukësi ngjitet në kuotën e 17 pikëve, duke vërtetuar për momentin se është ai rivali kryesor në luftën për titull në Superiore.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Dinamo dhe Egnatia barazuan 1-1 në “Elbasan Arena”. Një tjetër hap i gabuar për kryeqytetasit, të cilët u rikthyen me ambicie në elitë, por pas mbylljes së fazës së parë qëndrojnë në vendet e fundit. Të dy golat u shënuan me penallti nga Telushi për Egnatian dhe Ibraimi për Dinamon.

Superiore, java e 9-të
Sot
Kukësi-Tirana 2-1
Dinamo-Egnatia 1-1
Të dielën
Teuta-Skënderbeu 2-2
Të shtunën
Partizani-Laçi 1-1
Vllaznia-Kastrioti 3-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë