Futboll

Nuk është penallti, dua të jem i ndershëm! Gjesti i lojtarit bën bujë në Gjermani

Ndonjëherë mjafton një gjest i momentit për të treguar vlerat njerëzore më shumë se ato sportive. Në Gjermani ka ndodhur së fundi një episod i tillë, që ka bërë bujë, me protagonist italianin Vinçenco Grifo.

Frajburgu i tij pësoi humbjen e parë në shtëpi në Bundesligë, por Grifo ka dalë gjithsesi fitimtar nga ndeshja dhe të gjithë në Gjermani e kanë duartrokitur për gjestin e madh të “fair-play”-it. Kur rezultati ishte 0-2 për Eintrahtin, në minutën e 55-të, sulmuesi ndihmoi arbitrin Badstuebner për të marrë vendimin korrekt, duke ia bërë të qartë se nuk ishte prekur nga kundërshtari.

Vinçenco Grifo, sulmuesi i Frajburgut. Gazeta Si, 22 nentor 2021

“Nuk ndjeva që ai të më kishte goditur, kështu që desha t’i shpjegoj arbitrit se nuk ishte penallti. Dua të jem i ndershëm, – ka thënë pas ndeshjes për DAZN futbollisti i Frajburgut. – Edhe pse ai rast mund të na ndihmonte, ne duam të fitojmë në mënyrë të ndershme”.

Arbitri, që sipas rregullores duhej ta ndëshkonte Grifon për simulim, e vlerësoi gjestin e tij dhe hoqi dorë nga ndëshkimi me karton të verdhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë