Drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë vendosur t’u presin pagat futbollistëve që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe që janë izoluar. Bëhet fjalë për Xhoshua Kimish, në karantinë pasi ishte në kontakt me persona të infektuar.
Lajmi është bërë i ditur nga “Bild”, që citon burime të brendëshme të klubit bavarez. Kimish është izoluar për herë të dytë të premten, për shkak se është ekspozuar sërish ndaj Koronavirusit, pasi doli fillimisht nga karantina, ku ishte futur pas kontaktit me shokun e skuadrës Niklas Suele, që kishte rezultuar pozitiv.

Sipas të përjavshmes gjermane, Serzh Gnabri, Jamal Musiala, Erik Maksim Çoupo-Moting dhe Mikael Kuisance janë lojtarët e tjerë bavarezë, të cilët nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës. Rasti i Kimish (64 ndeshje me kombëtaren), që ka zgjedhur të mos vaksinohet për arsye personale, ka ndezur debatin në Gjermani, ku pritet një valë e re e epidemisë së Kovid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




