Sfida Lion-Olimpik Marsejë e kampionatit francez është ndërprerë pas vetëm 4 minutash lojë. Një shishe plastike plot me ujë ka goditur në kokë sulmuesin e miqve, Dimitri Pajet, teksa ai po bëhej gati të ekzekutonte një goditje këndi.

Lojtari i Olimpikut të Marsejës ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore, kurse arbitri dhe kapitenët e dy skuadrave, pasi provuan të qetësonin tifozët, vendosën për ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes.
⛔️ El momento en el que Payet recibe un botellazo que llevó a la suspensión del Olympique de Lyon – Olympique de Marsella pic.twitter.com/AC9uTxpDMl
— Carrusel Deportivo (@carrusel) November 21, 2021
Autoritetet janë përpjekur për ta rifilluar ndeshjen për çështje të rendit publik, por skuadra mike nuk ka dashur të kthehet në fushë. Personi që gjuajti me shishe është arrestuar menjëherë nga policët dhe me siguri do të dënohet. Problemi është se në Francë ndodh për herë të shtatë një ngjarje e tillë e shëmtuar që nga fillimi i sezonit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




