Faza e parë e këtij kampionati po mbyllet ashtu siç nisi, në shenjën e barazimeve. Javat e para barazimet ishin të shumta, madje në një rast të pesta ndeshjet u mbyllën me këtë rezultat. U mendua se ishte fillimi i sezonit dhe skuadrat ishin ende të ngarkuara, më pas ky “rregull” u prish disi, por këtë javë është kthyer sërish në modë.
Pas Partizanit një ditë më parë, sot ka barazuar po 1-1 edhe Teuta kampione në fuqi ndaj Skënderbeut. Durrsakët duket se janë futur në një krizë, pasi nuk fitojnë prej tri ndeshjesh. Më parë ata kanë barazuar me Kastriotin dhe janë mundur nga Laçi, duke lënë pikë të çmuara në garën e titullit.
Skuadra e Edi Martinit duket se po vuan edhe problemin e fushës, pasi nuk laun në “Niko Dovana”, ku po bëhen punime për fushën, por në qytete të ndryshe. Sot ndaj Skënderbeut luajti në stadiumin e Kamzës.
Teuta u gjend në disavantazh, pasi Mensah realizoi golin e parë të ndeshjes dhe kaloi Skënderbeun në avantazh. Lorenco Vila përmbysi gjithçka me 2 gola, por durrsakët nuk mundën ta ruanin avantazhin. Melos Bajrami, vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë, barazoi shifrat në 2-2 afër fundit të ndeshjes. Teuta mban vendin e 4-t me 13 pikë, kurse Skënderbeut të 9-tin me 7 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




