Milani ka pësuar humbjen e parë në kampionat. “Kalaja” kuqezi ka rënë në Firence, ku skuadra e Piolit u mund 4-3 nga Fiorentina në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Serisë A.
Ishte një lojë me gafa dhe shumë gabime nga ana e Milanit. I pari që gaboi rëndë ishte portieri Tatarushanu, i cili në një goditje këndi i dhuroi topin Dunkan për golin e avantazhit. Dyfishimi erdhi në fund të pjesës së parë me një gol spektakolar të Saponarës.
Pjesa e dytë ishte një sfidë mes Vlahoviç dhe Ibrahimoviç, të cilët realizuan nga dy gola. Ibrahimoviç nuk mjaftoi për Milanin në këtë ndeshje, ku autogoli i Venutit erdhi kur gjithçka kishte përfunduar. Milani mbetet në kuotën e 32 pikëve, bashkë ne Napolin.
Rivali i kuqezinjve sot luan në fushën e Interit, kështu që ata në një farë mënyre do të bëjnë “tifo” për kushërinjtë zikaltër, në mënyrë që Napoli të mos shkëputet. Pritet një ndeshje mjaft interesante, pasi Interi mund të rifutet në garën e titullit në rast fitoreje, por për këtë duhet të çajë mbrojtjen e Napolit, që deri tani ka pësuar vetëm 4 gola.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




