Futboll

Dinamo eliminon Tiranën falë penalltive, heroi i kupës është portieri Bakaj

Dinamo ka dalë triumfuese në derbin e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, duke fituar vetëm falë “ruletës” së 11-metërshave.

Në të vërtetë bardheblutë fituan 2-0 brenda 90-minutëshit të takimit, rezultat me të cilin arritën sukses edhe blutë dy javë më parë, por që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Në goditjen e penalltive, heroi i takimit ishte Edvan Bakaj, me 11-metërsha të pritura: 8-7 për Dinamon, që në fund festoi kualifikimin.

Loja ishte mjaft luftarake që në fillim, teksa nuk mungoi nervozizmi. Tirana kishte hyrë në fushë me ide të qarta. Aldi Gjumsi dha sinjalin e parë që Dinamo nuk do ta kishte të lehtë. Sulmuesi shënoi golin e parë të takimit në minutën e 35-të dhe bardheblutë morën zemër.

Sulmet e Tiranës u shpërblyen në minutën e 78-të, kur Hoti fitoi një penallti. Vesel Limaj nuk mund të gabonte nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe me rezultatin 2-0 bardheblutë baraspeshuan gjithçka kishte ndodhur në ndeshjen e parë. Me gjithë përpjekjet e mëdha, nuk pati gola në dy pjesë të shtesave dhe ndeshja iu fal penalltive.

Kapiteni dinamovit Agim Ibraimi mori të gjuante penalltinë e parë dhe e çoi në rrjetë. Limaj nga Tirana këtë herë nuk shënoi, me portierin Bakaj që dalloi krahun dhe e devijoi topin.

Mihana nuk gaboi më pas për blutë, sikurse bëri edhe Ismajlgeci në krahun tjetër. Bekaj i Tiranës ndali Gavazajn dhe më pas Seferi vendosi baraspeshën për momentin. Maliki nga Dinamo e çoi topin në rrjetë dhe Bakaj riktheu epërsinë pasi ndali Xhixhën.

Bekaj priti penalltinë e Demirit dhe Hoti duhet të barazonte dhe ia doli me fat. Eni Imami ndëshkoi ish-skuadrën e tij, kurse Enur Totre mbajti në lojë Tiranën. Sofranak u tregua i saktë, sikurse edhe Beshiraj i bardhebluve.

Radha i erdhi pikërisht Edvan Bakajt që shënoi penalltinë e tij dhe më pas radhën e pati Bekaj. Portieri i Tiranës nuk gaboi nga pika e bardhë.

Ali Samake me një gjuajtje qendrore shënoi dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe Behiratche. Daijaj çoi më pas dëm hedhjen e Bekajt. Në fund, Toshevski u ndal nga Bakaj dhe Dinamo shkoi në çerekfinale.

Pas kësaj ndeshjeje, 8 skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale janë: Dinamo, Partizani, Teuta, Vllaznia, Egnatia, Laçi, Flamurtari dhe Skënderbeu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë