Në 24 orët e fundit, 8 persona kanë humbur jetën në vend si pasojë e koronavirusit, një shifër pak më e ulët se një ditë më parë ku, u raportua për 10 viktima. Bëhet fjalë për një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe dhe shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.
Ndërkohë, nga 2.964 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 549 qytetarë në 24 orët e fundit. Janë shëruar 558 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.
Gjithsej janë 8,363 pacientë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Të infektuarit në 20 orët e fundit, janë në këto bashki: 264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.
Statistika (18 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 558
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2964
Testime totale 1,362,111
Raste pozitive 195,021
Raste të shëruara 183,636
Raste Aktive 8,363
Humbje jete 3,022
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4463
Fier 753
Gjirokastër 525
Shkodër 447
Berat 460
Durrës 446
Vlorë 379
Elbasan 348
Korçë 239
Lezhë 172
Dibër 72
Kukës 59
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.